Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flasin familjarët: Aleks Marku ka dhunuar për 11 vite bashkëshorten, e trajtonte si leckë!

Flasin familjarët: Aleks Marku ka dhunuar për 11 vite

Nikoll Gjonaj, daja i partneres së Aleks Markut i cili mbante peng dy fëmijët e mitur tregon se ky i fundit ushtronte dhunë vazhdimisht dhe konsumonte lëndë narkotike. Gjonaj tregon se 40-vjeçari është denoncuar disa herë për dhunë ndaj bashkëshortes, por në 11 vite nuk është marrë asnjë masë sigurie.

“Aleks Marku për fatin e zi, të atij dhe timin dhe motrës time, ka vajzën e motrës time. Vajzën e motrës tim e ka bërë një leckë. Që kur e ka marrë nuse, e ka trajtuar në mënyrën me ekstreme. 11 vjet e këtij është denoncuar mbi 20-30 herë në polici. Jam edhe unë ai që e kam denoncuar me motrën time. Është ajo e polici e shtetit që e ka liruar, fute brenda nxirre jashtë.

E rreh, i çonte pushkën në krye, ka qenë njeri i robëruar para tij. E dhunonte? Jo dhunë, po psikologjike, rrahje, e merrte me i vra fëmijët ndër sy. Duhet 1 javë dit me i fol të zezat që i ka bërë. Është policia, shteti që e favorizojnë. Ai ka jetuar me drogë, ka jetuar në mënyrën me ekstreme. Unë i kam thënë policisë pse se ndalni se është i droguar.

Unë me 129 para 3-4 vjetësh e kam denoncuar, u kam thënë e ka armën në makinë. Gjithë jetën ka mbajtur armë, drogë, dhe e ka mbrojtur policia. Po të dojë policia e kishte ndaluar”, tregon daja./M.K-dritare.net