Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rrëmbeu 2 fëmijët e mitur, zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit!

Rrëmbeu 2 fëmijët e mitur, zbardhet dëshmia e

Është zbardhur dëshmia e Aleks Markut, babai 40-vjeçar i cili mbante peng dy fëmijët e tij të mitur brenda një apartamenti me qira në zonën e Durrësit.

“I mora për t’i mbrojtur. Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin disa njerëz”, deklaroi ai pasi u kap nga forcat RENEA.

Dyshohet se 40-vjeçari ka kryer këtë akt për hakmarrje ndaj bashkëshortes, e cila është larguar ditën e djeshme në Itali ndërsa ishte pajisur me urdhër-mbrojtje. Gjatë arrestimit 40-vjeçari ka qenë nën efektin e drogës, ndërsa qëlloi me armë drejt forcave RENEA, të paktën 15 herë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe fëmijët ndodhen nën kujdesin e psikologëve.

Në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës./M.K-dritare.net