
Me kallashnikov dhe nën efektin e drogës. Kush është 40-vjeçari që mbante peng fëmijët!
Dritare.net

Aleks Marku, është vënë në pranga sot nga forcat RENEA pasi mbante peng në një banesë me qira dy fëmijët e tij të mitur, ndërsa banorët e zonës tek ‘Shkëmbi i Kavajës’ kanë dëgjuar shpesh të shtëna me armë.
Fatmirësisht dy fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore por po u jepet asistencë nga psikologët. Dyshohet se motiv mbi ngjarjen e rëndë është bërë sherri që 40-vjeccari ka pasur me bashkëshorten, ndërsa gjatë arrestimit ai ka qenë nën efektin e drogës. Mësohet se bashkëshortja e tij rezulton e pajisur me urdhër mbrojtje dhe së fundmi është larguar në Itali. Ndërkohë 40-vjeccari ka marrë fëmijët nga Lezha dhe janë vendosur në Durrës duke i mbajtur të izoluar brenda apartamentit dhe qëllonte me kallashnikov.
Aleks Marku raportohet se ka qëlluar mbi 15 herë nga dritarja me kallashnikov./M.K-dritare.net

















