
Video/ Rrëmbeu Kupën e Shqipërisë, portieri propozon në mes të fushës partneren!
Dritare.net
Egnatia ka rrëmbyer Kupën e Shqipërisë, për të dytin vit radhazi. Në këtë ditë të veçantë, portieri i Egnatias, Alen Sherri ka përjetuar një lumtur të dyfishtë, pasi ka bërë një gjest romantik pas përfundimit të ndeshjes.
Portieri i klubit rrogozhinas ka propozuar për martesë partneren e tij, në mes të fushës në Air Albania, ku padyshim që përfundoi me një ‘Po’.
I emocionuar Sherri ka treguar se propozimin e kishte menduar disa ditë para ndeshjes për Kupën e Shqipërisë.
“E kisha planifikuar para nja 2 ditësh. Për koincidencë, dje më çoi një unazë. Sot më tha pse po rrimë kështu ne, sikur do më propozosh. Kam 2 vite e gjysmë me të fejuarën. Kishte ardhur momenti për ta bërë zyrtare. Kisha emocione shumë gjatë lojës për të dyja gjërat. Ndoshta ndikoi edhe në lojë. Ishte një ditë emocionuese për mua”, u shpreh Sherri./M.K-dritare.net
View this post on Instagram

















