Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fitim Zekthi: Protesta do të jetë vetëm e PD-së, jo e qytetarëve

Fitim Zekthi: Protesta do të jetë vetëm e PD-së, jo e

Analisti Fitim Zekthi ka deklaruar se protesta e thirrur nga Partia Demokratike nuk do të ketë mbështetje të gjerë qytetare, por do të mbetet një tubim i kufizuar brenda anëtarësisë së kësaj force politike. Zekthi i bëri këto deklarata gjatë emisionit “Dekalog” nga Roland Qafoku në Dritare TV.

Sipas tij, protesta nuk pritet të shndërrohet në një lëvizje qytetare gjithëpërfshirëse, pasi është thirrur drejtpërdrejt nga partia dhe jo si reagim i shoqërisë.

“Mendoj se do të jetë një protestë e zakonshme me anëtarë të PD-së dhe jo me qytetarë nga e gjithë Shqipëria”, u shpreh Zekthi.

Analisti theksoi se Partia Demokratike nuk ka arritur të dalë nga “guacka” e një organizate që sheh kryesisht interesat e veta politike, duke dështuar të shndërrohet në një instrument të shoqërisë. Sipas tij, kjo është arsyeja kryesore pse PD nuk arrin të mobilizojë qytetarët përtej strukturave të saj partiake.

“Duke mos qenë një instrument i shoqërisë, PD nuk mund ta thërrasë dot shoqërinë. Prandaj mendoj se kjo do të jetë një protestë brenda kufijve të partisë”, shtoi Zekthi./L.F-dritare.net