Live/ Plas në protestë. Bomba molotov kundër Kryeministrisë
E Hënë 22 Dhjetor 2025, 19:07
Dritare.net

Tensione në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë. Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, bomba molotovi është hedhur në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke shkaktuar flakë dhe tym.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët dhe për të vendosur situatën nën kontroll./dritare.net