Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë tregon rrëzimi i dronëve rusë nga Polonia!

Çfarë tregon rrëzimi i dronëve rusë nga Polonia!
Kjo foto është marrë nga REUTERS. This photo is taken from REUTERS.

Polonia ka rrëzuar disa dronë rusë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi ajror të Rusisë ndaj Ukrainës, duke e cilësuar ngjarjen si një shkelje të paprecedentë dhe akt agresioni. Autoritetet aktivizuan mbrojtjen ajrore dhe paralajmëruan NATO-n, ndërsa kryeministri polak kërkoi reagim ndërkombëtar.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare dronët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë nga territori i Ukrainës lindore, gjatë një sulmi të gjerë ajror të Rusisë ndaj qyteteve ukrainase.

Çfarë tregon rrëzimi i dronëve rusë nga Polonia!
Kjo foto është marrë nga REUTERS. This photo is taken from REUTERS.

Polonia, dikur e konsideruar nga Ukraina si një aleat i kujdesshëm, duket se po ndryshon qasje.

Incidenti i fundit me dronët rusë përfaqëson një provë serioze për vendin.

Prej kohësh, politikanët polakë kanë ngritur zërin për rrezikun nga Rusia, ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës ka çuar në rritje të ndjeshme të buxhetit ushtarak. Në dy vitet e fundit, shenjat e përgatitjes për çdo skenar janë bërë të dukshme – madje edhe fëmijët në shkollat polake janë përfshirë në ushtrime sigurie, të ngjashme me ato që u panë në Kiev përpara sulmit rus.

Me Ukrainën që ndodhet shumë afër, ndjeshmëria ndaj kërcënimeve është e lartë. Kjo bëhet akoma më e prekshme kur Rusia përqendron sulmet në pjesën perëndimore të Ukrainës, pranë kufirit polak – siç ndodhi edhe këtë herë. Polonia reagoi menjëherë, duke ngritur në ajër forcat e saj ajrore për të monitoruar situatën.

Çfarë tregon rrëzimi i dronëve rusë nga Polonia!
Kjo foto është marrë nga REUTERS. This photo is taken from REUTERS.

Por ndryshe nga herët e tjera, kur nuk kishte veprime konkrete, kësaj radhe Polonia veproi: rrëzoi dronë që shkelën hapësirën e saj ajrore. Kjo është hera e parë që forcat ajrore polake kanë ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj një kërcënimi ajror rus një veprim që shumë ukrainas e kanë kërkuar prej kohësh, duke kritikuar më parë qëndrimin “tejet të kujdesshëm” të Varshavës.

Këtë incident, autoritetet polake e përshkruan si një “akt agresioni” dhe Kryeministri deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Gjuha e përdorur është më e ashpër se më parë – dhe për shumëkënd kjo është një shenjë se Polonia po hyn në një fazë të re të pozicionimit të saj në rajon./BBC