
Berisha: Në Parlament do të shkojmë, pavarësisht se s’i njohim zgjedhjet!
Dritare.net
Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kur shënuan humbjen e radhës në betejën elektorale.
Berisha deklaroi publikisht se Partia Demokratike nuk do t’i njohë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku humbi thellë përballë rivalëve socialistë.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, e para pas zgjedhjeve, Sali Berisha u kërkoi anëtarëve që të votojnë mosnjohjen e zgjedhjeve.
Por edhe pse PD nuk i njeh zgjedhjet, Sali Berisha tha se do të futen në Parlament dhe nuk do ta bojkotojnë.
“Ftoj Kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje. Njohja e këtyre zgjedhjeve do bënte PD bashkëautore në një farsë më e shëmtuara në 32 vite. Duke kërkuar këtë nga kryesia, unë di se ka një debat të marrim pjesë të mos marrim pjesë në parlament. Ja u them ju personalisht: Unë mendoj se në këtë diktaturë ne nuk duhet të lëmë asnjë hapësirë bosh nga e cila të mos luftojmë kundër saj. Dhe në qogftë se ka një gjë themelore që kërkohet nga secili prej nesh, kërkohet qëndrimi si do ndryshojmë ne në raport me narkodiktaturën që ka uzurpuar pushtetin? Cili do jetë qëndrimi ynë i ri? Asnjëri s’kemi bërë sa kemi mundur. Tani kërkohet ribrendim, kërkohet një ndryshim, ndaj para këtij mali të farsës elektorale beteja jonë kërkon energji të reja, forca të reja, forma të reja. Nuk është një variant. Edhe demokratëve që mendojnë se është më mirë mos futemi në parlament. Jo nuk është më mirë. Në një diktaturë duhet të falenderosh Zotin që të jep mundësinë ta luftosh atë. Në këtë diktaturë e pëson si Salinji, por përsëri s’mund ta mohojmë se mundësitë për ta luftuar janë dhe kërkon një angazhim dhe përkushtim shumë të madh nga secili prej nesh, kërkon shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve në një betejë për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë e cila me Edi Ramën nuk ndodh kurrë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje”, u shpreh Sali Berisha

















