Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dosja Veliaj/ Për çfarë akuzohen 16 të pandehurit e tjerë!

Dosja Veliaj/ Për çfarë akuzohen 16 të pandehurit e

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dorëzuar pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dosjen ku të pandehur figurojnë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, si dhe 16 persona të tjerë, përfshirë biznesmenë dhe përfaqësues të organizatave jofitimprurëse.

Të pandehurit kryesorë dhe akuzat

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste lidhur me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Ajola Xoxa akuzohet gjithashtu për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave.
Klotilda Bushka, ish-deputete, akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Fatjon Baci, gardiani i burgut të Durrësit, akuzohet për dhënien e telefonit të Erion Veliaj gjatë transferimit të tij në gjykatë, në dy raste.

Biznesmenët dhe akuzat e tyre:

Elman Abule, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Rametal” shpk;
Gentian Sula, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të shoqërisë tregtare, “Agi Kons” shpk;
Fatmir Bektashi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të shoqërisë tregtare “Kontakt” shpk;
Meriman Palushi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të shoqërisë tregtare “Palushi” shpk;
Shkëlqim Fusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të shoqërisë tregtare “Fusha” shpk;
Sokol Kryeziu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të shoqërisë tregtare “Gerard-A” shpk;
Mirton Lika, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, në emër të shoqërisë “Lani” shpk;
Linda Kazani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të organizatës jofitimprurëse “Eventus”;
Erald Simixhiu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të organizatës jofitimprurëse “Muza”;
Ina Goxhaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të organizatës jofitimprurëse “BYL-A”;
Frosina Bollo, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në emër të organizatës jofitimprurëse “Frobolous”;
Valmir Xoxa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë
Adela Kondakçiu, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë
Klotilda Bushka, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”
Flutur Xhani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”
Fatjon Baci, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”

Shoqëri tregtare ose organizata jofitimprurëse nën akuzë

“Rametal” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë
“Agi Kons” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”
“Kontakt” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”
“Palushi” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”
“Fusha” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”
“Gerard-A”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”
“Lani” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim
OJF “Eventus”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”
OJF “Muza”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”
OJF “BYL-A”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”
OJF “Frobolous”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë
OJF “Harabel”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë./K.C/dritare.net