Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Muzeu i ri në Vlorë: Historia e besës shqiptare dhe mbrojtjes së hebrenjve

Muzeu i ri në Vlorë: Historia e besës shqiptare dhe mbrojtjes

Në zemër të qytetit të Vlorës, pranë sheshit kryesor dhe në lagjen ku dikur jetonin hebrenjtë, po ndërtohet Muzeu Hebraik Shqiptar, një vepër e rëndësishme kulturore e kujtese historike.

Muzeu do të jetë dëshmi e brezave për historinë e rrallë të shpëtimit të hebrenjve gjatë viteve të errëta të Holokaustit, kur shqiptarët shkruan faqen më të lavdishme të Besës, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë nga përndjekja naziste.

Projekti ndërthur elementët arkitektonikë tradicionalë me ato bashkëkohorë: muret origjinale të ndërtesës dhe detajet tipike do të ruhen e restaurohen, ndërsa do të integrohen me një volum modern dhe me teknologji të reja ekspozimi. Kështu, muzeu do të shërbejë jo vetëm si një hapësirë kujtese, por edhe si qendër e edukimit dhe e dialogut kulturor./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)