Çfarë tha Trump për kryeministrin britanik Keir Starmer!
Dritare.net
Presidenti amerikan përdori rrjetin e tij social Truth Social për të deklaruar se SHBA nuk kanë nevojë për dy aeroplanmbajtëset e Britanisë së Madhe në Lindjen e Mesme.
“Mbretëria e Bashkuar, aleati ynë dikur i madh, ndoshta më i madhi nga të gjithë, më në fund po mendon seriozisht të dërgojë dy aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme. Është në rregull, kryeministër Starmer, ne nuk kemi më nevojë për to – por do ta kujtojmë. Nuk kemi nevojë për njerëz që i bashkohen luftërave pasi ne tashmë i kemi fituar,” shkroi Trump.
Kjo deklaratë vjen pasi kryeministri britanik Keir Starmer refuzoi t’i lejonte SHBA-ve përdorimin e bazave britanike në sulmet fillestare ndaj Iranit. Më pas Trump deklaroi se ai “nuk ka qenë ndihmues”.
“Nuk e kisha menduar kurrë se do ta shihja këtë. Nuk e kisha menduar kurrë se do ta shihja këtë nga Mbretëria e Bashkuar,” tha ai në një intervistë për gazetën The Sun.
Ndërkohë, qeveria britanike nuk i është bashkuar operacioneve sulmuese dhe nuk ka dhënë asnjë angazhim për ta bërë këtë. Më herët, BBC raportoi se një aeroplanmbajtëse britanike është vendosur në gatishmëri të avancuar, në rast se do të duhet të dërgohet në rajon.
Britania e Madhe ka lejuar gjithashtu SHBA-të të përdorin bazat e saj për operacione mbrojtëse./BBC/