Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë të shtroni në tavolinën e Fitër Bajramit? Gatimet tradicionale që nuk duhet të mungojnë!

Çfarë të shtroni në tavolinën e Fitër Bajramit?

Besimtarët myslimanë festojnë nesër, më 20 mars, festën e shenjtë të Fitër Bajramit, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin islam, që shënon përfundimin e muajit të Ramazanit.

Kjo ditë simbolizon gëzim, solidaritet dhe bashkim familjar, ndërsa shtëpitë e besimtarëve mbushen me ngrohtësi dhe sofrat shtrohen plot me gatime tradicionale.

Tradita ndër vite ka ruajtur zakone të veçanta në kuzhinë. Në shumë familje, mëngjesi i Bajramit nis me oriz dhe pite, duke sjellë një atmosferë të veçantë festive që në orët e para të ditës.

Ndërsa gjatë drekës apo darkës, tryezat pasurohen me ushqime të shumta dhe të larmishme. Nuk mungojnë mishi i kecit apo i qengjit, byreku me shumë petë, kimë me vezë, supa të ndryshme dhe sallata të freskëta, që i japin kësaj feste një shije të veçantë tradicionale.

Një vend të rëndësishëm në këtë ditë zënë edhe ëmbëlsirat, të cilat janë simbol i gëzimit dhe mikpritjes. Në çdo shtëpi përgatiten me përkushtim ëmbëlsira tradicionale si bakllavaja, revania dhe kadaifi, të cilat janë tashmë pjesë e pandashme e festës së Bajramit.

Fitër Bajrami mbetet një ditë që bashkon familjet, forcon lidhjet mes njerëzve dhe përcjell mesazhe paqeje, dashurie dhe mirëkuptimi./K.C/dritare.net