Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë porosie i dha Gazment Bardhi deputetëve për seancën e nesërme!

Çfarë porosie i dha Gazment Bardhi deputetëve për

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes një mesazhi drejtuar kolegëve të tij deputetë, ka njoftuar se në orën 12:00 do të zhvillohet një seancë plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ku PD do të paraqesë fakte për, siç e quan ai, "farsën elektorale të 11 majit".

“Të nderuar kolegë, nëse në orën 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit,” thuhet në mesazhin e Bardhit.

Demokratët kanë paralajmëruar më herët se do të kërkojnë hetim të plotë mbi procesin zgjedhor të zhvilluar më 11 maj, të cilin e konsiderojnë të manipuluar dhe të pavlefshëm në disa zona./l.f-dritare.net