
Në edicionin e lajmeve në Dritare Tv ishte e ftuar ekspertja e IT Esmeralda Kazia për të folur për një temë mjaft interesante. Ajo na tregoi se çfarë temash janë kërkuar më tepër në motorin më të madh të kërkimi, Google.
Kazia tha se një ndër temat më të kërkuara në botë është gjyqi i Amber Heard dhe Johnny Depp i ndjekur nga ndarja e Shakirës më futbollistin spanjoll Pique si dhe pronari I Teslës dhe tashmë i Twitter Elon Musk.
Ekspertja na tregoi edhe se në Shqipëri temat më të kërkuara lidheshin me zgjedhjen e presidentit, të ndjekura nga trekëndëshi i dashurisë mes Bora Zemanit, Donald Veshajt Dhe Beatriks Ramosaj. Vëmendje të madhe tek ne kishte marrë gjithashtu dosja “Plumbi i Artë” dhe Nuredin Dumani së bashku me ngjarjen e njohur tashmë të Librazhdit. Kazia foli dhe për kërkimet më të shpeshta në Dritare TV ku tha se emisioni “Shqip” ishte ndër më të kërkuarit, ndërkoha që fraza më e kërkuar është “Dritare me Rudinën”.
“Një nga temat më të kërkuara në botë është padyshim gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard. Heard ka marrë 55.6 milionë kërkime në muajin prill e ndjekur më pas nga Depp, Elon Musk e plot të tjerë. Një tjetër ngjarje e bujshme shumë e kërkuar ka qenë ndarja e Shakirës nga Piques pas 12 vitesh së bashku. Shumë i kërkuar ka qenë edhe Elon Musk pas lajmit se do të shkurtonte 10% të vendeve të punës. Shuplaka e Will Smith në Oscars vazhdon të jetë një ndër temat më të kërkuara gjithashtu. Përsa i përket Shqipërisë tema më e kërkuar së fundmi është zgjedhja e presidentit e ndjekur nga trekëndëshi Bora-Donald Beatriks e gjithashtu çështja e Nuredin Dumanit. Ngjarja e nuses në Librazhd dhe fenomeni Porta Potty gjithashtu kanë marrë shumë vëmendje në Google. Një jehonë të madhe në portalet turke ka pasur zgjedhja e presidentit te ri tek ne. Përsa i përket showbizit po kërkohet shumë Beniada Bishani, Einxhel Shkira dhe Armando Broja. Përsa i përket Dritare Tv një nga temat më të kërkuara është ajo e trajtuar në emisionin “Shqip” pra Alarmi nga koloneli i njohur: As NATO nuk na mbron dot më”. Ndërkoha fraza më e kërkuar është “Dritare me Rudinën”, u shpreh Kazia./M.K/dritare.net

















