Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë është Fiter Bajrami!

Çfarë është Fiter Bajrami!

Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fiter Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. Sipas besimtarëve Allahu ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fiter Bajramit, si gëzim për myslimanët, ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit.

Çfarë është Fiter Bajrami!

Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit. Namazi i Bajramit është detyrim i domosdoshëm për çdo mysliman. Koha e namazit të Bajramit fillon me ngritjen e diellit nga horizonti, derisa të arrijë në zenit. Namazi i Bajramit dallon prej namazeve tjera për nga mënyra e faljes.

Çfarë është Fiter Bajrami!

Përgatitja për festën e Bajramit nis me larjen e trupit, të veshurit me rroba të bukura, ngrënien e hurmave para daljes për të falur namazin e Bajramit, shkuarjen në xhami në këmbë E ndërsa pas festës vazhdon bamirësia si një vepër e mirë./M.T/dritare.net