Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sulmet në depot e naftës në Iran, qielli bëhet gri mbi Teheran!

Sulmet në depot e naftës në Iran, qielli bëhet gri mbi

Sulmet e natës së kaluar në depot e naftës në Iran, në provincat e Teheranit dhe Alborzit, kanë shkaktuar viktima dhe kanë mbuluar qiellin mbi kryeqytet me një re të dendur tymi.

Sipas drejtorit ekzekutiv të shpërndarjes së produkteve të naftës në Iran, katër shoferë kamionësh cisternë që punonin në objektet e naftës humbën jetën pas sulmeve. Autoritetet kanë bërë të ditur se furnizimi me karburant mbetet i mjaftueshëm, por u kanë kërkuar qytetarëve të drejtohen në pikat e karburantit vetëm nëse është e nevojshme.

Ndërkohë, mbi Teheran është vërejtur një qiell i errësuar, ndërsa në ajër raportohet edhe erë karburanti të djegur.

Kontakti me banorët brenda Iranit mbetet i vështirë për shkak të ndërprerjes së internetit, ndërsa informacionet nga terreni po dalin me vështirësi./BBC