
Ermal Meta, këngëtari me origjinë shqiptare, ka kryesuar listën prej 26 këngëtarësh në Sanremo 2021, për koverin e këngës më të mirë në këtë festival. Kënga “Un milione di cose da dirti” u rendit e para nga votat e orkestrës së festivalit dhe këngëtarët. Kënga është e shkruar nga vetë këngëtari ndërsa muzika e krijuar në bashkëpunim me Roberto Cardelli.

Fituesi i Sanremo 2018 performoi këngën e tij të re "Un milione di cose da dirti" për herë të parë gjatë natës së dytë dhe mori rezultatet më të mira nga të gjithë. Pas natës së parë të Festivalit të Muzikës Sanremo, Annalisa ishte në krye të renditjes. Vetëm Ermal Meta mundi ta tejkalojë këngën e saj ‘Dieci’./L.F-dritare.net