Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Epsteinin e mbytën, nuk u var, mjeku që ndoqi autopsinë kërkon rihapjen e hetimit për vdekjen e tij!

Epsteinin e mbytën, nuk u var, mjeku që ndoqi autopsinë

Vdekja e financierit amerikan Jeffrey Epstein vijon të ngrejë pikëpyetje, pasi një nga mjekët që ishte i pranishëm gjatë autopsisë ka deklaruar se shkaku i vdekjes duhet të rihetohet.

Dr. Michael Baden, patolog i njohur, ka shprehur dyshime mbi përfundimin zyrtar të Zyrës së Mjekut Ligjor të Nju Jorkut, sipas të cilit Epstein i dha fund jetës duke u varur në qelinë e tij në Qendrën Korrektuese Metropolitan, më 10 gusht 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat e trafikimit seksual.

“Mendimi im është se vdekja e tij ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga presioni i mbytjes dhe jo nga varja”, tha për The Telegraph patologu.

Baden është shprehur se, sipas vlerësimit të tij, vdekja ka shumë gjasa të jetë shkaktuar nga presioni në qafë që lidhet me mbytjen, dhe jo domosdoshmërisht nga varja, duke theksuar se nevojiten hetime të mëtejshme për të përcaktuar me saktësi shkakun dhe mënyrën e vdekjes.

Mjeku sqaroi se, megjithëse nuk e kreu vetë autopsinë, ai ishte i pranishëm gjatë ekzaminimit si vëzhgues në emër të familjes së Epstein dhe se, që në atë kohë, ishte arritur në përfundimin se duheshin më shumë informacione për të dhënë një përcaktim përfundimtar.

Ndërkohë, publikimi i miliona dokumenteve që lidhen me çështjen nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka shtuar më tej debatet dhe dyshimet mbi rrethanat e vdekjes së Epstein, një çështje që vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare./E.P-dritare.net/