Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Eldina Jaganjac, 31-vjeçarja daneze që nuk depilohet: Nuk më intereson çfarë mendon i dashuri!

Eldina Jaganjac, 31-vjeçarja daneze që nuk depilohet: Nuk më

Në një intervistë ekskluzive përmes një lidhjeje Skype nga Danimarka në , 31-vjeçarja Eldina Jaganjac foli për trendin e ri që ka vendosur të krijojë për "Mëngjesi në Dritare".

Ajo ka vendosur të mos heqë asnjë qime nga trupi i saj, duke lënë mustaqet të rriten, po ashtu edhe vetullat.

Në çfarë momenti vendose të mos heqësh asnjë qime në fytyrë?

Nuk ishte një moment i caktuar, thjesht ndodh dhe kaq.

E mban mend komentin e parë që ke marrë për këtë?

Në fakt nuk e mbaj mend sepse sapo kjo gjë nisi, mora miliona komente ndaj vërtet nuk e mbaj mend.

Sipas 31-vjeçares burrat janë ata që e komentojnë më shumë pamjen e saj.

Mendoj se kjo ndodh sepse meshkujt mendojnë se kanë të drejtë të vendosin për pamjen tonë. Burrat nga të gjitha vendet e botës, shkruajnë dhe komentojnë se si dukem unë, është e njëjta sikur unë të komentoj si vishet dikush nga Kina. Nuk bëhemi të bukura për meshkujt, por për veten.

Mendon se është zgjedhje e përkohshme e jotja?

Nuk e di, varet si do të ndihem. Nuk është mes zgjedhjesh, varet si do të ndihem. Meshkujve nuk u thotë askush pse nuk i ke hequr qimet në fytyrë, pse duhet të ndodhë me vajzat kjo?

A është kjo zgjedhje e lidhur me feminizmin?

Po, sepse unë dua të bëj atë që ndjej dhe çdo grua duhet të bëjë të njëjtën gjë.

Po për vajzat që bëjnë të kundërtën tënde?

Nuk më shqetëson.

Ajo foli edhe për atë që mendon partneri i saj.

Nuk më intereson çfarë mendojnë meshkujt, të dashurit. Edhe njerëzit më pyeson çfarë ai mendon dhe mua nuk më intereson, unë bëj çfarë të dua. Por ai e mendon si çmenduri që kjo situatë shkoi aq larg.

U bëra virale vetëm për disa qime më tepër. Mënyra sesi bota është munduar ti shohë gratë dhe ti vërë tituj duhet të ndryshojë patjetër./M.M-dritare.net