
Edukatoret në vendet perëndimore, shembujt që duhet t’i referohemi!
Dritare.net
Specialistja e zhvillimit të fëmijëve, Elda Rika Chang thotë se Shqipëria duhet t’i referohet modeleve të huaja sa i takon arsimimit dhe praktikës së punës në fushën e arsimimit. Në mënyrë të veçantë ajo flet për edukatoret, duke dhënë shembullin e Gjermanisë, sidomos pas rastit të fundit të dhunës së kujdestares ndaj 3-vjecares në kopsht. Në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV zonja Rika u shpreh:
“Në Gjermani bëjnë një kurs 3-6 muajsh pas shkollës së mesme dhe punësohen si asistente nëpër kopshte dhe marrin rrogë. Ndërkohë vazhdojnë dhe studimet për degën e arsimit parashkollor. Në Shqipëri duhet të hapen degë që kanë programe dinjitoze dhe të punësohen edukatorë që të zhvillojnë këto programe universitare gjatë kohës kur janë duke punuar. Ka plot edukatore që punojnë me dëshirë por duhet t’i ndihmojmë të ndërtojmë këto lloj trajnimesh dhe t’i japim ndihmën dhe suportin e duhur”, u shpreh Elda Rika Chang./L.F-dritare.net

















