Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi dhe Toni Gogu, na rrëfejnë disa sekrete për një marrëdhënie të shëndetshme në çift!

Edi dhe Toni Gogu, na rrëfejnë disa sekrete për një

Çifti i bashkëshortëve, Edi dhe Toni Gogu, ishin live sot në Dritare.net për të dhënë disa këshilla të vyera për marrëdhëniet në çift dhe në familjë, të bazuara në eksperiencën e tyre. Komunikimi në çift, është i rëndësishëm në çdo kohë, por tani akoma më shumë, duke qenë se orët e shpenzuara bashkë, janë më të shumta. Një marrëdhënie, shprehet Edi nuk vdes brenda natës. Ndaj me rëndësi është që në çdo kohë, secili t’i kushtojë kohë partnerit, të shkëputet sado pak nga jeta e vrullshme, për t’u ndalur në marrëdhënien e tyre.

Edi dhe Toni Gogu, na rrëfejnë disa sekrete për një

“Më kujtohet momentet kur ishim prindër të rinj. Unë kisha ngarkesë të madhe në punë, ndërsa Edi merrej nga mëngjesi deri në darkë me fëmijët dhe projektet e veta, shkruante gjithashtu. Dhe në fund të ditës, Edi kishte pak nevojë për bisedë të rriturish, ndërkohë që unë i kisha mbaruar fjalët e pakta që meshkujt kanë. Dhe gjithashtu ne kemi shumë të vështirë të ndajmë ndjesitë, se si ndjehemi. Ndërkohë që Edi kishte nevojë të ndante me mua se si ndjehej, dhe të tregonte qoftë gëzimet e fëmijët po qoftë edhe biseda të tjera. Të gjithë prindërit e dinë se jo çdo ditë, është një ditë gëzimesh apo fitoresh. Ka ditë edhe të trishta. Dhe që atëherë ishte një moment që ne kuptuam, që duhet të fillonim të ndërtonim urgjentisht ura, në të cilat kalonin jo vetëm fjalët por edhe ndjenjat tona. Ose ndryshe do të lejonim të krijohej një humnerë mes nesh”.

Edi dhe Toni Gogu, na rrëfejnë disa sekrete për një

Mungesa e intimitetit dhe besimit, janë dy nga farërat e këqija, shprehet Edi, të cilat mund të çojnë një çift në ndarje.

“Në një marrëdhënie dashurie apo edhe një marrëdhënie në familje, që të mbetet gjallë, duhet të ushtrohet arti i të biseduarit. Shumë herë ne mendojmë që bisedimi është dhënia e listës, apo bërja e porosive. Por biseda, nuk është shkëmbim informacioni. Është mënyra se si ne ndjehemi. Bisedimi është rrëfimi i vetes sonë pa doreza, duke treguar për ndjenjat tona, jo vetëm partnerit, por të gjithë familjes”, shprehet Edi.

Edi dhe Toni Gogu, na rrëfejnë disa sekrete për një

Nëse ndiqni këshillat e çiftit Gogu, bëjeni bilancin e ditës së bashku, por jo për të marrë informacion për ditë, por për të kuptuar se si mund ta ndihmoni partnerin tuaj. Dhe mos e kini për zor të madh të toleroni ndonjëherë, për të bërë të ndjehet mirë personi që keni në krah, ta shoqëroni në aktivitetet e preferuara.

Edi dhe Toni Gogu, na rrëfejnë disa sekrete për një

Si Edi që ndonëse se ka fare qejf futbollin, sheh bashkë me bashkëshortin ekipet e tij të zemrës dhe Toni po kështu, për ta bërë të ndjehet mirë, sheh me bashkëshorten filmat e saj të preferuar. Po kështu është mjaft i rëndësishëm, që një vakt në ditë, ta hani të gjithë së bashku si familje. Dhe në këto momente, lërini ankesat, qortimet, po jepni dashuri, dhe keni për të parë se marrëdhënia juaj në çift dhe në familje, do të ndryshojë vetëm për mirë./L.F-dritare.net