Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përplasje mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe agjentëve të BKH në Fier! Çfarë thotë policia!

Përplasje mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe agjentëve

Hetues të BKH dhe Forca të Operacionales raportohet se janë përfshirë në një incident, deri në përplasje fizike me njerëz të Agron Kapllanaj në Fier. Motivi dhe dinamika e ngjarjes është ende e paqartë përsakohë të dhënat e deritanishme janë kontradiktore.

Ndërsa Policia e Fierit dha këtë version për ngjarjen:

Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier - Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier."-thuhet në reagimin e Policisë së Fierit.