Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E vërteta e pajisjes që ju dhurua Ramës!

E vërteta e pajisjes që ju dhurua Ramës!

Pajisja që iu dhurua kryeministrit shqiptar, Edi Ramës nga agjenti i FBI-së Charles McGonigal është një set suvenirësh.

Në fakt, termi i përdorur në akt akuzë për dhuratën që McGonigal i ka bërë kryeministrit Rama, ashtu si edhe një politikani tjetër në Kosovë gjatë vizitave në rajon, është “FBI Paraphernalia”.

“FBI Paraphernalia” i referohet seteve të suvenirëve që në SHBA gjenden edhe në shitje online, pra gota, kapele, bluze me logon e FBI të stampuar.

Ky term, pra “paraphernalia” përdoret në traditën amerikane për të përshkruar sende apo artikuj, aksesorë personalë dhe nuk ka të bëjë me pajisje përgjimi./L.F-dritare.net