
Dorian Duçka dhe lidhjet e tij me politikanët shqiptarë! Flet Azgan Haklaj
Dritare.net
Ish-kreu i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, i ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, foli për çështjen e McGonigal, ish-zyrtarit të FBI që trazoi ujërat edhe në Shqipëri dhe lidhjen e tij, me politikanët shqiptarë!
“Dorian Duçka është kushëriri i Ilir Metës. Është zyrtar i lartë në qeverisjen Meta-Berisha dhe zëvendësministër në qeverinë Rama-Meta. Gjithashtu miku i ngushtë i Shkëlzen Berishës. Është i arsimuar në Qipro.
Zoti Berisha, thotë se po bën revolucion kundër qeverisë, sepse ka bërë tentativa për të goditur opozitën shqiptare. Por nuk thotë se kryetari i opozitës ishte Basha. Berisha edhe tani nuk po lejon zbardhjen e kësaj çështjeje.
Berisha po e përdor këtë situatë për të penguar edhe mocionin me debat, sepse kërkojnë përplasje dhe teatër politik. Ai e di që Rama nuk rrëzohet. Beteja është për ti bërë presion SPAK-ut për dosjet e rënda që janë në SPAK, ku është ai i përfshirë, familjarët e tij apo Meta”, u shpreh Haklaj në Dritare TV./L.F-dritare.net

















