Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dritan Goxhaj: NATO dhe Perëndimi janë në limite. Çfarë do ndodhë me Ukrainën!

Dritan Goxhaj: NATO dhe Perëndimi janë në limite.

Dritan Goxhaj, ish-anëtar i UÇK dhe ekspert sigurie thotë se NATO dhe Perëndimi nuk ka më kapacitete për të ndihmuar Ukrainën në përballjen e saj me Rusinë. Goxhaj i ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, tha se rezervat e tyre janë konsumuar dhe tashmë për të ndihmuar Ukrainën, NATO dhe Perëndimi mund të dobësohen vetë.



“Unë nuk pres zhvillime të jashtëzakonshme më nga kjo luftë. Aktualisht me nivelin e armatimeve që Perëndimi ka siguruar Ukraina nuk mund të korrë suksese të pafundme. Janë vetëm 34 tanke, pra vetëm një batalion. Me një sasi të tillë Ukraina nuk mund të ndërmarrë asnjë lloj kundërofensive që mund të ndikonte në të gjithë linjën e frontit. Linja e frontit është 1600 km.

Po kështu edhe vetë Evropa është në limitet e armatimeve që mund të sigurojë për Ukrainën. Pasi nëse do të vazhdojnë të japin armatime, do u duhet të prekin gatishmërinë e tyre luftarake dhe ushtarake. Sepse deri më tani ka dhënë atë që kanë pasur rezervë.

Nëse NATO vazhdon të japë këtë armatim që e ka vetë për luftë, i bie që ajo të demilitarizohej. Kjo do të nxiste nesër për shembull Serbinë të aneksojë pjesë të Kosovës, për arsye se NATO nuk mund të kishte më fuqi ushtarake për t’iu kundërvënë”, u shpreh Goxhaj në Dritare TV./L.F-dritare.net