
Donald Trump mbërrin i pari në Alaskë! Takimi nis në orën 21:00!
Dritare.net
Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur i pari në aeroportin e Anchorage në Alaskë për takimin me Presidentin rus Vladimir Putin.
Kurse kreu i Kremlinit pritet të mbërrijë pas pak.
Trump dhe Putin do të takohen fillimisht në shkallët e avionit në aeroport.
Më pas, në orën 21:00, dy Presidentët do të futen në një takim me dyer të mbyllura ‘kokë më kokë’ vetëm në praninë e përkthyesve.
Kremlini ka thënë se takimi mund të zgjasë rreth 7 orë, ndërsa Presidenti amerikan është shprehur se kohëzgjatja do të duket nga diskutimi pozitiv ose jo.
Biseda mes të dyve do të pasohet nga një takim mes delegacioneve amerikane dhe ruse, e më pas një drekë pune.
Takimi i shumëpritur Trump-Putin pritet të prodhojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

















