
Foto/ Avionët presidencialë amerikan e rus krah më krah!
Dritare.net
Një pamje e pazakontë dhe mbresëlënëse u regjistrua së fundmi në bazën ushtarake amerikane në Alaskë; dy avionë presidencialë, amerikan e rus, të vendosur krah për krah në tokën amerikane.
Një ngjarje e rrallë, veçanërisht në një ambient të kontrolluar nga ushtria e SHBA.
Presidenti rus Vladimir Putin sapo kishte zbritur nga një Ilyushin Il-96, një avion i modifikuar në mënyrë të veçantë.
Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump kishte mbërritur më herët me avionin e tij të njohur Boeing 747 të pajisur për nevoja ushtarake, i cili mban emrin Air Force One kur presidenti ndodhet në bord.
Të dy avionët janë katër-motorësh dhe me trup të gjerë, edhe pse modeli rus konsiderohet teknikisht një dizajn më i ri.
Sipas të dhënave të FlightAware, fluturimi i Putinit u regjistrua me emrin “Special Flight Detachment Rossiya 539” dhe u nis nga Aeroporti Magadan në Rusi. Udhëtimi zgjati rreth katër orë për të mbërritur në Alaskë.

















