Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ditë me shi, mos harroni çadrat. Parashikimi i motit për sot!

Ditë me shi, mos harroni çadrat. Parashikimi i motit për sot!

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh. Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të mëngjesit.

Prej orëve të mesditës reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave afatshkurtra përgjatë relieveve malore në lindje e pjesërisht në qendër të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s.

Ndërsa në det valëzimi do të jetë 2 deri 3 ballë./E.P-dritare.net