Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Demonstratat e majit ‘96/ Vukaj: Agron Musaraj më tha nxirr demonstruesit e nuk do t’i gjejë gjë!

Demonstratat e majit ‘96/ Vukaj: Agron Musaraj më tha nxirr

Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga ishte i ftuar ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, Shaqir Vukaj, për të na rikthyer pas në kohë në ngjarjet e 26 majit të vitit 1996.

Vukaj tha se mbas demonstratës së 28 majit ku morrën pjesë disa emra të njohur të politikës shqiptare, ai foli me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë në atë periudhë i cili i dha garancinë se nëse pjesëmarrësit do të dilnin në grupe pa shkaktuar trazira, nuk do i gjente asgjë.

“Vjedhja e votave është më e rëndë se sa të të vjedhin diçka në shtëpi sepse të vjedh personalitetin. Mbas demostratës së 28 majit ku u gjakosën njerëz, shumë nga ata që dolën në demonstrata si Arben Imami, Servet Pëllumbi, Namik Dokle, një pjesë e pjesëmarrësve u futën në Partisë Socialiste dhe kur e pashë situatën të tillë u lidha me Agron Musarajn, ministrin dhe ai më mirëkuptoi. Më tha nxirri grupe-grupe që të mos krijohet rrëmujë dhe nuk do t’i gjejë gjë. Tani jemi miq. I rikthehemi si kujtime. Jemi njerëz në radhë të parë pastaj jemi politikanë”, u shpreh Vukaj./M.K/dritare.net