Dëmet nga moti i keq, Rama: Po riparohen argjinaturat ujitëse dhe mbrojtëse në zonat e rrezikuara!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga riparimi i argjinaturave ujitëse dhe mbrojtëse nga zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit.
Rama thekson se ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkërendim të plotë me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale dhe po punojnë në zonat e prekura.
“Vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit.
Ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkërendim të plotë me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura”, shkruan Rama.