
Dekalog nga Roland Qafoku, nis në Dritare TV
Dritare.net
Nga Roland Qafoku
Sot nis sezoni i ri me emisionin DEKALOG në DRITARE TV. Pasi lamë pas një sezon me një bilanc tejet pozitiv, me intervista të veçanta, të ftuar ekskluzivë, me rubrika të veçanta, me video që u bënë virale në rrjetet sociale dhe me video që kapën rekorde që kaluan 1 milionë views, me emisione që prodhuan top news dhe që u bënë referencë për shumicën e medias, një tjetër sfidë na pret.
Përveç insertit identitar “10 fakte dhe foto” për çdo personazh si dhe “Foto për koment”, pritet të ketë emra dhe personazhe që do që flasin për herë të parë për publikun dhe sigurisht që do tregojnë për ato që nuk i kemi dëgjuar ndonjëherë. Politika, kronika e zezë, drejtësia, historia, arti, kultura, sporti, bota, libri dhe veçanërisht DIASPORA, do përbëjnë bazën e temave që do trajtohen. Këtë sezon do jemi çdo të hënë, të martë, të mërkurë, të enjte, në orën 18.00 deri në 19.30.

















