Dashamir Shehi: E gjithë opozita duhet të ketë një kandidat të përbashkët!
E Martë 7 Mars 2023, 20:08
Dritare.net

Kreu i LZHK Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare TV u shpreh rreth situatës së PD dhe koalicionit të tij me Partinë e Bindjes Demokratike.
"Brenda këtyre zgjedhjeve ka dy sisteme, që së pari është mazhoritar, për të cilin uroj që e gjithë opozita të ketë një të vetëm. Ditën që kemi një kandidat është dita që kemi sukses. Sa i takon proporcionalit secila pasrti duhet të vazhdojë rrugën e vetë. Dhe opozita sot duhet të jetë plurale dhe të ketë pjesën e saj. Ne duhet të bëjmë opozitë, si e djathta italiane, e cila u fut me tre apo katër parti. Pra, tregoi se shumica e fitoi. Edhe ne këtë eksperiencë koordinimi duhet të ndjekim dhe jo të pasurit e vetëm një personi",u shpreh Shehi./M.T/dritare.net