
Të gjithë njohim vetëm një anë të deputetëve dhe të Dash Sulës po ashtu. Të gjithë e dimë që është nga Peqini, që është deputet pa dorashka dhe që PD-ja nuk e vuri as në listën e hapur, pavarësisht fitores në primare.
Dashi është një peqinas autokton që e filloi jetën si jurist, prokuror e më pas deputet, pa u shkëputur nga zona ku u lind. Në tokat e të parëve të tij ka ngritur një agroturizëm ku përveç 15 dhomave, ka edhe një gamë të gjerë prodhimesh të tijat, prodhime që mbartin edhe aromën dhe shijen e një zone të njohur që në lashtësi për klimën e butë dhe ideale për prodhimet bujqësore.
Vaj ulliri, ullinj, verëra, raki, mjaltë, janë vetëm disa nga gama që prodhon dhe që nesër do të jenë në panairin e Lushnjës.
Dhe kjo i jep më tepër peshë fjalës së tij kur flet si politikan, pasi problemet nuk i ka me të dëgjuar dhe nuk është nga ata që mendon se mishi prodhohen në fabrikë./dritare.net

















