Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

CEO i Astronomer u kap me kolegen në koncert. Reagime, pasoja dhe ndjesa publike

CEO i Astronomer u kap me kolegen në koncert. Reagime, pasoja dhe ndjesa

Andy Byron, CEO i kompanisë Astronomer, u përfshi në një skandal publik më 16 korrik 2025 gjatë një koncerti të Coldplay në stadiumin Gillette në Massachusetts. Gjatë momentit që kamera u drejtua drejt tyre ai u shfaq përkrah Kristin Cabot, Shefes së Burimeve Njerëzore në të njëjtën kompani. Të dy u panë duke qëndruar shumë afër dhe më pas duke u përpjekur të fshiheshin nga kamera.

CEO i Astronomer u kap me kolegen në koncert. Reagime, pasoja dhe ndjesa

Pamjet u bënë virale dhe sollën spekulime për një lidhje jashtëmartesore. Byron është i martuar me Megan Kerrigan Byron, e cila më vonë hoqi mbiemrin “Byron” nga profilet e saj në rrjetet sociale dhe fshiu llogaritë në Facebook e Instagram. Ndërkohë, Cabot është e divorcuar që nga viti 2022 dhe iu bashkua Astronomer në nëntor 2024.

Pas reagimeve të ashpra në rrjet, Byron publikoi një deklaratë publike, ku kërkon falje “gruas, familjes dhe ekipit”. Ai shprehet i tronditur që një moment privat u bë publik pa pëlqimin e tij, megjithëse ndodhej në një stadium me dhjetëra mijëra njerëz.

“Ajo që duhej të ishte një natë muzike dhe gëzimi, u kthye në një gabim të thellë personal, që u shfaq në një skenë shumë publike,” shkroi ai. “Ky nuk është njeriu që dua të jem.”/L.F-dritare.net