
Burg përjetë për vrasësin e Marigona Osmanit!
E Premte 4 Gusht 2023, 12:12
Dritare.net
Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit. Kurse, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës "penale vrasje e rëndë".
Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.
Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e saj, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar.
Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu vranë të renë në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit./L.F-dritare.net

















