
Blendi Fevziu për librin më emocional, intervistat më interesante dhe 3 gratë që i shënjuan jetën!
Dritare.net
Në një intervistë për gazetarin e Dritare.net Elion Kollçaku, gazetari i njohur Blendi Fevziu ka folur për librat e tij dhe atë që ai ka shkruar.
Fevziu është ndalur gjatë tek libri për ish-liderin komunist Enver Hoxhën, dhe duke folur për pushtetin, Fevziu është shprehur: Pushteti është universal, në çdo kohë, në çdo formë qeverisjeje, mbetet i njëjtë, nuk është vetë ai politik, pushtetit shfaqet në forma dhe në elementë të ndryshëm, në moment të caktuara shfaqet ndryshe. Në librin për pushtetin unë jam fokusuar tek pushteti politik, sepse ka të bëjë me faktin që ai nuk është kurrë i përjetshëm, është ai pushtet që ti e ke në moment të caktuar, dhe kur kujton që të jep një avantazh mbi të tjerët kthehet në një mat, ose në të kundër, të merr jetën, në sisteme totalitare ai të merr jetën. Kur kam nisur të shkruaj librin, kam pasur parasysh figurën e kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, që ishte njeriu më i pushtetshëm për 30 vite dhe më pas u detyrua të humbte gjithçka.
Fevziu më pas ka thënë edhe se si erdhi ideja e një libri për Enver Hoxhën:
Fillimisht unë e kam prekur figurën e Enver Hoxhës në emisione, më pas rreth viteve 2011 rashë në disponim të një sërë materialesh filmike që flisnin për jetën e tij, shumica e këtyre materialeve ishin material familjare që tregonin pjesën rozë të tij, jetë në familje dhe më të afërt, por që kjo nuk ishte jeta reale e tij, dhe pastaj të shkoj në arkiv, për të gërmuar material të tjera, dhe unë rashë pa dashje në atë që quhej arkvi personal i Enver Hoxhës, ku evidentova një pjesë të madhe të karrierës së tij.
Fevziu ka ndarë me lexuesit e Dritare.net edhe pikkëpamjen e Eqrem Bej Vlorës për Ahmet Zogun, ish-presidentin dhe ish-Mbretin e Shqipërisë.
"Eqrem Bej Vlora, e etiketon Ahmet Zogun si një njeri tek i cili mungon çdo lloj skrupulli, dhe pikërisht kjo gjë e bënte atë të ecte përpara. Ai thoshte, se Zogu nuk kishte as armiq, as miq, për të ishin të ftohtë, të barabartë si miqtë si armiqtë. Ahmet Zogu ndërtonte aleanca të përkohshme për të mundur që të ruajtur pushtetin dhe të konsolidonte pushtetin e tij."0tha Fevziu.
Por kush janë tre gratë, që ai në librin e tij i quan tre plakat që kanë ndikuar më së shumti në jetën e tij?
Stërgjyshja ime, motra e saj dhe një kushërirë e tyre, e cila ishte një kushërirë me mamanë time. Ato kishin një përqasje shumë interesante për historinë e Shqipërisë.
Sa i përket intervistave më të rëndësishme, Fevziu është shprehur: Varet nga momenti politik, aktualiteti, por edhe nga intervistat e jetës, kur njeriu i jep vetëm një herë. Intervista e Kadaresë është shumë interesante, intervista e Jusuf Vrionit është mahnitëse në vetvete.
Libri që i ka dhënë më shumë emocione?
Libri Tirana e Nonës, më ka dhënë emocionin më të madh.
Intervista e plotë më poshtë/ I.M-Dritare.net

















