Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën
Sot besimtarët katolikë në mbarë botën kremtojnë Pashkët Katolike, festën më të rëndësishme të krishterimit që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishti dhe triumfin e jetës mbi vdekjen. Kjo ditë shënon përfundimin e periudhës së Kreshmëve dhe sjell mesazhe shprese, paqeje dhe solidariteti për besimtarët.

Në Shqipëri, festimet zhvillohen në të gjitha kishat katolike, ku besimtarët kanë marrë pjesë në meshat solemne dhe aktivitetet tradicionale familjare. Atmosfera festive ndihet veçanërisht në qytete si Shkodër, Lezhë dhe Tiranë, ku komunitetet katolike kremtojnë me lutje, vizita familjare dhe tryeza tradicionale.

Pashkët Katolike mbeten një moment i rëndësishëm shpirtëror dhe familjar, ku besimtarët mblidhen për të festuar, reflektuar dhe për të ndarë gëzimin e ringjalljes. Gëzuar Pashkët Katolike!/K.C/dritare.net