
Berisha: Seanca parlamentare ishte një dhunim ndaj shqiptarëve
Dritare.net
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër pas zhvillimeve në seancën plenare të Kuvendit, duke e cilësuar atë si një “dhunim” ndaj qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë nga salla e Kuvendit, Berisha akuzoi Ramën se po mban të bllokuar institucionin sipas dëshirës së tij dhe e krahasoi me emra të botës së krimit.
“Ky është kryehorri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton. Opozita do të marrë të gjitha vendimet dhe nuk do të pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.
Ai shtoi se në momentin më të rëndësishëm për vendin, Rama “i vë drynin parlamentit për 5 minuta”, duke e konsideruar këtë si një akt të papranueshëm dhe një goditje ndaj demokracisë./L.F-dritare.net

















