Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bëhuni gati për shi! Ja moti për sot!

Bëhuni gati për shi! Ja moti për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti pritet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në të gjithë territorin, ndërsa lokalisht deri mesatar në formë shtrëngatash.

Në relievet e larta malore verilindje-lindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga lindja me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare në jug dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Bëhuni gati për shi! Ja moti për sot!