Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohet Luan Haka, ish-kandidati i PD-së për deputet. Në kërkim djali i tij

Arrestohet Luan Haka, ish-kandidati i PD-së për deputet. Në

Luan Haka, ish-kandidat për deputet dhe ish-kryetar bashkie i propozuar nga Partia Demokratike në kohën e Lulzim Bashës, është arrestuar nga policia nën akuzën për falsifikim dhe tregtim të markave të njohura të veshjeve. Operacioni i zhvilluar ka zbuluar një skemë të shitjes së produkteve “firmato” të falsifikuara, ku Haka rezulton i përfshirë si organizator. Ndërkohë, në kërkim është shpallur djali i tij, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari të paligjshme.

Arrestohet Luan Haka, ish-kandidati i PD-së për deputet. Në

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, operacioni policor i koduar “Fake Star 5”. Zbulohen në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false. Arrestohen 4 shtetas të implikuar në këto veprimtari kriminale. Shpallen në kërkim 2, njëri prej tyre shtetas turk. Procedohen në gjendje të lirë 4 punonjës.

Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Arrestohet Luan Haka, ish-kandidati i PD-së për deputet. Në

Si rezultat i administrimit të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të punës kundër kontrabandës dhe krimeve të tjera ekonomiko-financiare, se në Rrugën e Arbërit, në fshatin Brrar, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar finalizoi operacionin “Fake Star 5”.

Arrestohet Luan Haka, ish-kandidati i PD-së për deputet. Në

Gjatë operacionit:
-u arrestua shtetasi L. H. dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi L. H., bashkadministratorë të njërës prej magazinave;
-u arrestuan shtetasit A. B. dhe Xh. L., bashkadministratorë të magazinës tjetër;
-u arrestua shtetasi A. H., qiradhënës i pronave;
-u shpall në kërkim shtetasi turk O. S., i cili koordinonte realizimin e këtyre veprimtarive kriminale;
-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit R. Gj., Z. H., Sh. M. dhe A. H., punonjës në këto magazina.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u konstatua se 2 magazinat ishin të pajisura me linja makinerish për qepje, printim dhe stampim me logo false, të markave të njohura ndërkombëtare, të veshjeve dhe aksesorëve të dyshuar të kontrabanduar.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”./L.F-dritare.net