
Arlind Qori: Unë e pashë makinën që çau murin e Ambasadës Italiane në 1990-ën!
Dritare.net
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV tregon se ka qenë dëshmitar i çastit kur makinat thyen murin rrethues të ambasadës amerikane më 23 qershor 1990. Atë ditë, një makinë tip “Liaz” nga ato me karroceri të hapur, mori përpara furishëm duke e shkallmuar portën kryesore të ambasadës italiane në Tiranë (sot selia e ambasadës së SHBA-së).
Po atë mbrëmje një makinë tjetër tip “Saurel” e parkut të ndërtim minierave në Tiranë, u fërkua mbi murin e ambasadës, ndërsa po sulmoheshin edhe dy ambasada të tjera, ato greke dhe gjermane.
Ja si e kujton ngjarjen e 23 qershorit 1990, Arlind Qori!
“Unë e kam pasur shtëpinë prapa Ambasadës Italiane, aty ku është sot Ambasada Amerikane. Asokohe quhej rruga Budi. Unë e kam parë me sytë e mi kur makina u përplas me murin rrethues të ambasadës, më 23 qershor të1990-ës. Isha 9 vjeç atëherë.
Makina tip “Saurel” kaloi para shtëpisë sime, për t’i rënë murit rrethues të ambasadës. Sot në kokën time ka mbetur vetëm zhurma e makinës që ecte me të shpejtë dhe përplaset me murin e ambasadës. Pastaj ishin të bërtiturat e njerëzve. Në ato ditë, para dhe pas asaj ngjarjeje, shumë njerëz vinin vërdallë ambasadës sepse donin të hynin brenda saj.", tregon Arlind Qori në DritareTV./K.C/dritare.net

















