
Arbër Hitaj: Të dhënat personale janë nafta e së ardhmes, krimi kibernetik është fenomen i përhapur!
Dritare.net
I ftuar në Shqip në Dritare.Tv gazetari Arbër Hitaj ka folur për skandalin e nxjerrjes së të dhënave personale të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tij, të dhënat personale quhen “nafta e së ardhmes” duke shtuar se krimi kibernetik është shumë i përhapur. Përsa i përket të dhënave, ai tha se sipas informacioneve që ai ka, nuk është hakerim por thjesht rrjedhje informacioni.
"Të dhënat personale kanë filluar quhen nafta e të ardhmes, ky është termi që po përdoret sot në botë. “Facebook analitica” ishte një megaskandal që prodhoi Amerika para ca vitesh dhe përpunimi i të dhënave është sot shumë i rëndësishëm. Krimi kibernetik është sot një nga fenomenet më të përhapura, çështja është e thellë, mund të merren pasword-e, llogari bankare, e-maile, dikush mund të të futet në celular. Unë nuk e di nga kanë dalë të dhënat, s’flas dot, por mesa di unë ka rrjedhur si informacion, jo si hakerim, thjesht rrjedhje informacioni", tha Hitaj./M.M-dritare.net

















