
Ambasadorja Kim shkon në selinë e PD, takohet me Bashën për herë të parë pas 25 prillit
E Premte 30 Korrik 2021, 13:01
Dritare.net
Ambasadorja amerikane Yuri Kim shkoi sot në selinë e Partisë Demokratike ku po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Ambasadorja Kim u prit në seli nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.
Ky është takimi i parë mes ambasadores Kim dhe Bashës që pas zgjedhjeve të 25 prillit./K.C/dritare.net

















