Alibeaj prezanton kandidatin e tij për kryetar bashkie në Sarandë!
E Shtunë 25 Shkurt 2023, 21:09
Dritare.net

Kryetari i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj prezantoi sot kandidatin e tij për kryetar bashkie në Sarandë, Skënder Muço. Alibeaj tha se kjo forcë politike ka vetëm një kandiat për bashkinë e Sarandës dhe ai është zoti Skënder Muço.
Asnjë kandidat tjetër nuk përfaqëson selinë blu, tha Alibeaj.
“PD është vetëm një dhe kandidati i PD është vetëm një. Strukturat e PD në qendër kanë vendosur që në zgjedhjet lokale PD të përfaqësohet me kandidatët e saj në këshill dhe për kryetar bashkie.
Në PD një e djathtë do të duhet të ketë aftësinë për të kuptuar që koha është e tille që duhet ti lërë vitrinën politike brezave të rinj, që e djathta i ka me shumicë”, tha Alibeaj./L.F-dritare.net