
Albanologu Palnikaj: Ja cilat janë kanunet më të famshme në Shqipëri!
Dritare.net
Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila ishte i ftuar albanalogu Mark Palnikaj për të folur lidhur me Kanunet që ekzistojnë në vendin tonë dhe si e kanë rregulluar ato jetën edhe në momente kur shteti nuk ka qenë ekzistent.
Albanologu përmendi disa nga Kanunet që vazhdojnë ekzistojnë në vendin tonë dhe si ka ndikuar në shoqëri në të gjitha sferat e jetës për ta rregulluar atë.
“Kanë ngelur Kanuni i Lumës, Kanuni i Dibrës, Kanuni i Skënderbeut, Kanuni i Bemës dhe ai i Lekë Dukagjinit. Kanuni i Lekë Dukagjinit është mbledhur në Gomsiqe dhe është një kryevepër për kombin shqiptar qe duhet t’i jemi mirënjohës në jetë të jetëve sepse na prezanton në gjithë botën si njerëz me kulturë. Por problem është që shtrirjen e ka pasur të vogël. Ky Kanun ka prekur të gjitha sferat e jetës: ekonominë, pronën, familjen kishën etj. Ka qënë dhe kod penal dhe kod civil. Ka vepruar në një shoqëri pa shtet dhe megjithatë ka funskionuar më së miri”, u shpreh Palnikaj./M.K/dritare.net

















