
Vuçiç ndez sfidën e qershorit: Shkoni në Shqipëri dhe mposhtini ata
Dritare.net
Më 20 maj 2025, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një tubimi në qytetin e Nishit, i bëri një thirrje publike trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit të Serbisë, Dragan Stojković, për të fituar ndeshjen kundër Shqipërisë që do të zhvillohet më 7 qershor në Tiranë, si pjesë e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Në fjalimin e tij, Vuçiç theksoi praninë e Stojkovićit në tubim dhe e vlerësoi për mbështetjen e tij të hapur, duke e quajtur një "legjendë të Nishit" që nuk është fshehur si shumë të tjerë.
Ai shtoi: "Në qershor do luani në Tiranë kundër Shqipërisë. Duhet t'i mposhtni ata."
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë pritet me interes të lartë, duke qenë vendimtare për garën për vendin e dytë në grupin kualifikues. Për më tepër, kjo ndeshje zhvillohet vetëm disa ditë pas pjesëmarrjes së Vuçiçit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 maj, ku ai zhvilloi takime me liderë evropianë dhe diskutoi për integrimin evropian të Serbisë.
Përmendja publike e ndeshjes dhe kërkesa për fitore ndaj Shqipërisë nga ana e Presidentit Vuçiç mund të interpretohet si një përpjekje për të mobilizuar ndjenjat patriotike dhe për të rritur mbështetjen për ekipin kombëtar në një sfidë të rëndësishme sportive dhe politike./L.F-dritare.net

















