Alba Kepi: Çfarë ndodh nëse Berisha ia kalon stafetën Argitës!
Dritare.net

Gazetarja Alba Kepi e ftuar në intervistën e Ditës në Dritare TV, tha se nëse Berisha do t’ia kalojë stafetën e partisë vajzës së tij Argita Berishës, kjo do të jetë humbje e madhe për opozitën.
“Unë mendoj që nuk është e drejtë që Berisha të kalojë stafetën te vajza e saj. Në këtë mënyrë pranohet dështimi i kësaj force politike, në këto 30 vite për të krijuar një brez zëvendësues si në nivelin e Këshillit Kombëtar ashtu edhe në nivelin e kryesisë.
Padyshim PD ka marrë një goditje të thellë por në gjithë këto vite të mos kesh krijuar disa emra që mund të jenë liderët e ardhshëm, mendoj që kjo është humbja më e madhe. Unë mendoj se dalja e Argita Malltezit në Kuvend ka lidhje me atë çfarë ndodhi me bashkëshortin e saj.
Me një dalje në Kuvend nuk mund të meritosh drejtimin e partisë”, u shpreh zonja Kepi në Dritare TV./L.F-dritare.net