
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare dhe i skuadrës turke Sivasspor, Rey Manaj u përfshi sot në një aksident automobilistik në qytetin e Sivasit, Turqi.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Bagdat”, teksa 28-vjeçari ishte duke u kthyer për në shtëpi. Sipas raportimeve të mediave lokale, aksidenti shkaktoi vetëm dëme materiale, pa pasoja për njerëzit e përfshirë.
Për fat të mirë, gjendja shëndetësore e Manajt është e mirë dhe ai nuk ka pësuar lëndime./K.C/dritare.net