
Aksident në Shkodër, ndërron jetë 16-vjeçari që drejtonte një mjet bujqësor!
E Martë 24 Gusht 2021, 09:09
Dritare.net
Një 16-vjeçar ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Shkodër, pas një aksidenti rrugor. Shtetasi O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush i cili drejtonte një motokorrëse, është përplasur me një makinë Benz, ndërsa po dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës. Goditja ka qenë fatale për të riun, i cili ka humbur jetën menjëherë. Ndërsa shtetasi L.L., është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime te mëtejshme./L.F-dritare.net

















