Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A preket Shqipëria/ Adrian Civici: Stagflacioni, tmerri i Evropës dhe SHBA!

A preket Shqipëria/ Adrian Civici: Stagflacioni, tmerri i Evropës dhe

Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare TV ishte i ftuar eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, për të folur për një nga temat që shqetëson shqiptarët, dimri i vështirë që i pret dhe sfidat që do të sjellë.

Ai foli për një nga katastrofat më të mëdha ekonomike që po i vjen vërdallë Evropës dhe Amerikës, stagflacionin dhe shpjegoi nëse edhe Shqipëria rrezikohej nga kjo situatë dhe faktorët që po çonin drejt tij.

“Mendohet që do të jetë dimri më i vështirë që pas periudhës së luftës së II Botërore. Pjesa e inflacionit ka rreth 40 vite që nuk është parë në vendet Perëndimore. Dhe në themel të kësaj krize është rritja e çmimeve, por ndryshe nga shumë kriza që kanë qenë kriza inflacioniste, këtë radhë rritja e çmimeve vjen edhe nga mungesa e lëndëve të para dhe mungesa e produkteve strategjike. Ju me të drejtë përmendët krizën e viteve 68-70, të naftës por kjo krizë është e një natyre tjetër sepse nafta ekziston por si pasojë e luftës dhe sanksioneve çmimet po vazhdojnë të rriten me shpejtësi. Çdo gjë shkon reaksion zinxhir më pas. Me gjithat duhet të sqarojmë diçka. Inflacioni i lartë nuk është pasojë vetëm e luftës në Ukrainë. Që në fund të vitit 2020 -2021 u fol që 6 mujori i parë i vitit 2022 do ishte inflacionit sepse për të përballuar efektet e krizës së covidit, për të ndihmuar familjarët dhe bizneset. Jo vetëm bankat qendrore që bënë politika monetare shumë relaksuese, por edhe qeveritë nëpërmjet shumë paketave të ndihmës hodhën në qarkullim shumë para si mbështetje të pabazuara në aktivitet ekonomik. Për këtë arsye një sasi e tepërt e parave do kërkonte një kohë disa mujore që të absorbohej nëpërmjet inflacionit. Por fatkeqësisht shpërthimi i luftës dhe rritja e çmimeve si pasojë e problemeve me naftën, me energjinë elektrike, me ushqimet e përshpejtoi dhe e thelloi shumë më tepër krizën inflacioniste.

Fatmirësisht ne në Shqipëri nuk kemi shenja që do të ndodhi, dhe nuk besoj se do të ndodhë por frika më e madhe në Evropë dhe Amerikë është frika e stagflacionit. Pra bashkimi i inflacionit të lartë më papunësinë dhe rritjen ekonomike shumë të ulët ose negative. Kjo është situata më e vështirë dhe më e komplikuar në botën dhe jetën ekonomike. Nëse do ndodhte, do ishte një goditje shumë e rëndë qeë do donte disa vite dhe reforma nga në drastiket të ngjashme me ato që ndërmori qeveria e Margaret Thatcher në fund të viteve 70-80 për të rikonstruktuar ekonominë britanike. Le të shpresojmë që kjo situatë nuk do ndodhë sepse do ishte një situatë shumë herë më e rëndë se kjo që po jetojmë”, u shpreh ai në Dritare TV./M.K/dritare.net